Domate

Kultivimi i domates përbëhet nga tri faza sezonale, që nga koha e dimrit deri në verë. Gjatë kësaj periudhe, ne ofrojmë domate në të gjitha varietetet e saj dhe me cilësi të lartë dhe standardeve të certifikuara.

Kastravec

Kjo perime eshte e disponueshme qe nga fillimi i pranveres deri ne kohen e dimrit dhe mund te paraqitet ne menyra te ndryshme

Luleshtrydhe

Pjesa më e madhe e sistemit rrënjor te luleshtrydhes zhvillohet në thellesi 15 cm ne tokë, kështu që plehrat (minerale dhe organike) nuk duhet te hidhen shume thelle. Bima e luleshtrydhes ka një nevojë të veçantë per lende ushqyese në faza të caktuara.

Manderina

Ndoshta fryti më i shijshëm citrik është mandarina sepse posedon shije të mahnitshme dhe aromë të pa rezistueshme. Kjo është arsyeja se përse fryti është aq i njohur për njerëzimin.

Spec

Speci është një bimë tropikale dhe nuk mund të tolerojë temperatura te ftohta prandaj kultivohet ne sera. Nuk do të rritet ku temperatura bie nën 12 ° C.

Bostan

Bostani është një frut që lulëzon dhe ka origjinë nga Afrika Jugore.Ështe bimë vjetore që peshon jo pak dhe ka zakonisht lëkure me ngjyrë të gjelbër kurse në brendi është e kuqe. Shalqiri është i mbushur me ujë dhe lëndë ushqyese, përmban shumë pak kalori dhe është jashtëzakonisht i freskët.

Miresevini

Rreth Tomato AL

Qendra moderne e grumbullimit Tomato AL, me ambiente frigoriferike eshte ngritur ne Rrethin e Beratit, me nje siperfaqe 30,000 m^2 e pajisur me teknologji e kohes per klasifikim sipas madhesise, cilesise, ngjyres, freskise si dhe ruajtjes se produkteve ne fazen e pas-vjeljes. Ne jemi duke futur fryme te re ne mardheniet ne mes qendres dhe fermereve dhe bleresve. Qendra ka te kontraktuar sasite e mjaftueshme per secilin produkt nga fermeret me te mire vendore nen mbikeqyerjen e specialisteve me te mire vendor dhe nderkombetare si ne perzgjedhjene farerave, perzgjedhjes se plehrave, preparateve mbrojtese, ujitjes, kohes se kur duhet te vjelur, etj. Kjo na ka bere partner te besueshem tek fermeret dhe bleresit. Flota e transportit na ben edhe me te sakte ne plotesimin e kerkesave nga bleresit sepse kemi transport te sigurt ne kohen kur atyre ju duhet malli.

Logjistika