Kultivimi i Luleshtrudhes

Pjesa më e madhe e sistemit rrënjor te luleshtrydhes zhvillohet në thellesi 15 cm ne tokë, kështu që plehrat (minerale dhe organike) nuk duhet te hidhen shume thelle. Bima e luleshtrydhes ka një nevojë të veçantë per lende ushqyese në faza të caktuara, si:


1-diferencimi i sythave (Vjeshtë - zhvillimi i mëvonshëm i luleve dhe lastareve lulore eshte i lidhur ngushtë me disponueshmërinë e lendeve ushqyese në fazën e diferencimit). 2-lulëzimi (reduktimi i substancave rezervë në rrënjë) 3-pjekja e frutave.


Për sa i përket nevojave te lulushtrydhes ne makroelemente, kerkon më shume potas dhe me pak fosfor. Për prodhimin e 1000 kg/dynym, luleshtrydhja kërkon 3,5 kg azot, 2.5 kg fosfor, 6,5 kg potas, 1,6 kg kalcium dhe 0.5 kg magnez. Luleshtrydhja eshte e ndjeshme gjithashtu ndaj mungeses se manganit (Mn), hekurit (Fe), borit (B), dhe zinkut (Zn).


Këto shifra, megjithatë, janë vetëm për referencë, sepse duhet të marrim në konsideratë faktorë të tillë si përbërja dhe pjelloria e tokës dhe kontributet e mundshme nga kulturat e tjera.